Firma HTT (Hidro Termo Tirana) merret me projektimin dhe instalimin e impianteve të sistemeve të ngrohjes e të ftohjes, të sistemeve hidraulike e elektrike, të ventilimit, me instalimin e pompave të ndryshme e me gazin GPL.
HTT ka një eksperiencë prej 19 vjetësh në sektorin e ndërtimit. Ajo kryen punime me cilësi sipas kërkesave të klientëve për produkte e sisteme projektesh të ndryshme.
HTT punon për ndërtime rezidenciale, qeveritare dhe industriale.
Firma punon ne qytete të ndryshme të Shqipërisë, si Tiranë, Durrës, Sarandë etj. Për të gjitha aktivitetet e saj është e lidhur me firma të njohura, si Giacomini, Carrier, Ferroli, Beretta (gruppo RIELLO) etj.
Vizioni:
Vizioni i kompanisë Hidro Termo Tirana është të vazhdojë të krijojë marrëdhënie optimale me klientët dhe të sigurojë shërbime të jashtëzakonshme dhe cilësi të lartë. H.T.T. shpk ka vendosur standarde të larta në përputhje me kërkesat e klientëve të vet dhe do të vazhdojë t’i përmirësojë standarded në të ardhem për produkte dhe sisteme të sofistikuara.
Historiku
Shoqëria HTT është themeluar në vitin 1992, kur u krijua si shoqëri me emrin COMEC. COMEC u ngrit si rezultat i dëshirës për t’u futur në sektorin privat një grup inxhinierësh të dipllomuar që prej vitit 1981 në Fakultetin e Inxhinierisë të Universitetit të Tiranës.
Prej 1992 deri në vitin 1994 shoqëria u muar me aktivitete modeste, kryesisht në tregtimin e mallërave të ndryshëm industrialë. Në këto vite COMEC zgjeroi aktivitet e saj në sektorë të tjerë, si në atë të ndërtimit, të automjeteve dhe të industrisë së gazrave të ndryshëm industrialë. Ky ishte rezultati i bashkimit të Kompanisë me një grup inxhinierësh italianë. Gjatë këtyre viteve pati një ngritje të madhe në shitjen e mallërave industrialë, si pompa centrifugalë dhe zhytës të cilët kryesisht u përdorën për ujësjellësa të ndryshëm në qytete dhe fshatra.
Prej vitit 1997 firma, përveç shitjes së mallërave të ndryshëm, si pllaka, tubacione uji, tubacione bakri për sistemet e ngrohjes, kaldaja, brucatorë, aksesorë të ndryshëm, filloi të marrë pjesë edhe në realizimin e punimeve të ndryshme në sektorët privatë edhe shtetërorë, kryesisht për sistemet e ngrohjes dhe sistemet hidraulike e elektrike. Këtu vlejnë për tu përmendur rikonstruksione të ndryshme të sistemit të ngrohjes në Teatrin Kombëtar, Akademinë e Arteve, Ministri të ndryshme dhe disa apartamente të godinave të para që filluan të ndërtoheshin në ato vite.
Në vitin 2003, me zgjerimin e aktiviteteve të ndryshme për shitjen dhe instalimin e sistemeve të ngrohjes dhe të ftohjes, për sisteme të pompimit dhe sistemeve elektrike, u shkëput një staf i firmës dhe u krijua firma H.T.T. shpk me Administrator të Përgjithshëm Z. Piro Gjinari.
HTT prej 2003 e deri më sot, punon e shkëputur nga firma mëmë me financa dhe burime të vetat. Firma vazhdon të ketë bashkëpunim të ngushtë me dy firmat e tjera të krijuara nga shoqëria COMEC (COMEC dhe SOFIGAZ, tani MESSER). |