| |
|
|
| |
| Sherbime |
HTT është e gatshme të ndihmojë klientët e vet për përmirësimin e standardeve në përputhje me kërkesat e tyre. Kompania jonë ofron cilësi të larte në gjithë punimet dhe garanci të plotë në çdo fazë të projekteve me të cilat punon.
Instalimet
HTT, duke filluar nga shitja, instalimi deri te riparimi i produkteve dhe sistemeve, ofron shërbime me cilësi të lartë për instalimet e sistemeve të ngrohje e të ftohjes, për instalimet elektrike e hidraulike. HTT ofron shërbime sipas standareve ndërkombëtare. Çdo instalim provohet për të vërtetuar dhe siguruar cilësinë e lartë në përputhje me kërkesat e klientit, për të mos patur probleme në të ardhem.
Garancia
Për çdo problem që mund të kenë klientët tanë lidhur me produktet dhe sistemet e instaluara ne u ofrojmë garancinë e kompanive prodhuese me të cilat ështe e lidhur. Përshkrimi i plotë i garancisë mund të gjendet në dokumentacionet e produkteve. Nëse nuk mund të gjeni dokumentacionin mund të kontaktoni zyrën tonë për ndihmë.
Riparime
HTT ofron shërbime për riparime të ndryshme. Riparimet ofrohen vetëm pasi klienti të ketë bërë kërkesë për riparim pranë zyrës sonë. HTT do të mbulojë koston e plotë të shërbimit në qoftë se problemi është i lidhur me produktet ose me sistemet dhe në qoftë se është brenda garancisë. |
|
 |
|